LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat në protestë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, kërkojnë miratimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti

Sindikatat në protestë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, kërkojnë miratimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti
Përgatitja e Policisë së Kosovës pas paralajmërimeve për protestë para Kuvendit dhe Qeverisë | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Punëtorët e Korporatës Energjetike (KEK) sot do të protestojnë para Qeverisë dhe Kuvendit së Kosovës, ku si arsye është kërkesa për votimin e ndryshimit të Projektligjit të Fondit Pensional që lejon tërheqjen e kursimeve.

Krahas punëtorëve të KEK-ut, pjesëmarrës është paralajmëruar se do të jenë edhe sindikatat tjera.


“Më 16 qershor, nga ora 12:00 duke filluar nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ do të protestohet para Kuvendit të Kosovës për lejimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti. Të gjithë punëtorët që punojnë me ndërrimin e parë e që nuk janë të lidhur me prodhimin do të jenë pjesë e protestës, e që janë më shumë se 1 mijë veta. Po ashtu, ka edhe sindikata të tjera siç ka shprehur gatishmërinë e përkrahjes apo mbështetjes simbolike”, kishte thënë kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica për Telegrafin.

Protesta e veteranëve, Kuvendi “blindohet” nga forcat e shumta të policisë
Lexo po ashtu Protesta e veteranëve, Kuvendi “blindohet” nga forcat e shumta të policisë

Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për Pagën Minimale.

Të enjten mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të futet në rend të ditës edhe Projektligji për ndryshimin e Trustit.

Pro kësaj tërheqje janë shprehur partitë opozitare, por që po kundërshtohet fortë nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/