Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili të mërkurën erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë.
Kryeministri Kurti duke i shprehur mirëseardhje e falënderoi Presidentin Michel për gjithë përkrahjen që ka dhënë Bashkimi Evropian për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. “Kjo përkrahje e ka kthyer Kosovën në një rrëfim suksesi dhe shprese, si prijëse në indeksin demokratik të Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri Kurti.
Ai e përgëzoi Michel për rizgjedhjen në mandatin e tij të dytë në pozitën e Presidentit të Këshillit Evropian dhe i uroi suksese në këto kohë shumë të rëndësishme dhe sfiduese për të gjithë.
Biseduan për të arriturat dhe sfidat në më shumë se një vit qeverisje dhe kryeministri Kurti tha se stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike ka ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin e Transparency International për vitin 2021 dhe po për 17 vende në indeksin e “World Press Freedom” për liri të shprehjes dhe të mediave.
Ndërkaq, sa i përket sundimit të ligjit është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e vitit 2021 të “World Justice Project”, dhe është vendi i vetëm në rajon që ka shënuar përmirësim në raportin e Fredoom House.
“Ky stabilitet ka sjellë edhe rritjen e indikatorëve ekonomikë, tha kryeministri dhe përmendi rritjen ekonomike prej 10,53 për qind, ngritjen e eksporteve për mbi 83 për qind, ndërsa të investimeve të huaja direkte rreth 22 për qind. Po ashtu janë rritur për 30 për qind të hyrat tatimore, të hyrat doganore për 31 për qind, ndërkohë që ekonomisë i janë shtuar 25,000 vende pune”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti theksoi vullnetin dhe bindjen e fuqishme të popullit të Kosovës për të ardhmen evropiane dhe në Bashkimin Evropian dhe e njoftoi Presidentin Michel për aplikimin për statusin e vendit kandidat, që planifikohet të bëhet deri në fund të vitit.
Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet dhe është e përkushtuar për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Duke e njohur rolin e rëndësishëm që ka Presidenti Michel në koordinimin e konkluzioneve të samiteve të Këshillit Evropian, kryeministri shprehu shpresën për përkrahje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin për bashkëpunim rajonal që në themel e ka njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe që me mekanizmat e pavarur mund të jetë njëkohësisht hap drejt Tregut të Përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe në përputhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Në Kosovë është dëshmuar se qeverisja demokratike dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës dhe që të dyja janë thelbësore për paqen e qëndrueshme dhe për progresin dhe mirëqenien sociale”, shtoi ai.
Lidhur me dialogun me Serbinë në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi qasjen konstruktive të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe se aty zgjidhja e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është posaçërisht e rëndësishme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos