LAJMI I FUNDIT:

Michel pas Osmanit takohet me Kurtin

Michel pas Osmanit takohet me Kurtin

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Takimi mes Kurtit e Michel ka nisur, dhe i njëjti po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.


Në konferencën për media, Michel përmendi  çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se për këtë proces vendosin vendet e BE-së, derisa i bëri thirrje Kosovës që të bashkohet në nismat rajonale.

Presidenti i Këshillit Evropian: Është mirë që Kosova t’i bashkohet nismave rajonale, për vizat vendosin një nga një vendet e BE-së
Lexo po ashtu Presidenti i Këshillit Evropian: Është mirë që Kosova t’i bashkohet nismave rajonale, për vizat vendosin një nga një vendet e BE-së

“Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional”, tha Michel. /Telegrafi/