LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia

Kosova merr pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se bashkë me gjeneralmajor Bashkim Jasharin, këtë të mërkurë kanë udhëtuar në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG).

Ky takim është organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Lloyd J. Austin III.

Sipas Mehajt, pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim ku të pranishëm janë rreth 50 ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj me Kosovën.


“Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së,  Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të identifikuar dhe shqyrtuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për të ndihmuar Ukrainën në mbrojtje nga agresioni rus”, ka shkruar ministri në Facebook. /Telegrafi/