LAJMI I FUNDIT:

Tchouameni prezantohet te Real Madridi, do të mbajë numrin 18

Tchouameni prezantohet te Real Madridi, do të mbajë numrin 18

Aurelien Tchouameni është lojtar i Real Madridit tashmë, ku sot është prezantuar në ambientet e klubit.

Francezi ka nënshkruar në Valdebebas dhe do të mbajë fanellën me numrin 18.

Tchouameni është nënshkrimi i dytë i Real Madridit  pas gjermanit Antonio Rudiger.


Francezi ka nënshkruar me Los Blanocs deri në vitin 2028, pra gjatë gjashtë sezoneve të ardhshme.

Për kartonin e futbollistit Reali ka shpenzuar 80 milionë euro, që shkojnë në arkat e Monacos.

Tchouameni ka folur në konferencën e organizuar për të duke thënë se është shumë i lumtur që është pjesë e klubit mbretëror.

“Jam shumë i lumtur që filloj tregimin tim te Real Madridi, klubi më i madh në botë. Jam shumë i lumtur dhe do të punoj shumë që të sjell trofe të tjerë në këtë klub. Faleminderit familjes sime që janë këtu. Hala Madrid!”, ka thënë ai në prezantim./Telegrafi/