LAJMI I FUNDIT:

Vritet gjatë luftimeve në Ukrainë ish-ushtari britanik

Vritet gjatë luftimeve në Ukrainë ish-ushtari britanik

Një ish-ushtar britanik ka vdekur gjatë luftimeve me forcat ruse në qytetin Sievierodonetsk, ka bërë të ditur familja e tij, shkruan The Guardian.

Jordan Gatley në mars e la ushtrinë britanike për të vazhduar karrierën e tij si ushtar në zona tjera, dhe se kishte ndihmuar trupat ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre nga Rusia, shkroi në një postim gjatë së shtunës në rrjetin social Facebook babai i tij Dean.

“Dje me datë 10 qershor 2022 e morëm lajmin e dhimbshëm se djali ynë Jordan, u vra në qytetin Sievierodonetsk të Ukrainës, ai e donte punën që e bënte dhe ne jemi shumë krenar për të. Ai ishte një hero i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, shkruhej në postim, transmeton Telegrafi.


Dean dhe Jordan Gatley

Gatley vdiq në betejën për qytetin strategjik në rajonin lindor të Donbas në Ukrainë, qytet në të cilin ditëve të fundit po zhvillohen luftime intensive.

Mendohet se Gatley është britaniku i dytë i cili është vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

Gjatë muajit prill u bënë homazhe për Scott Sibley, një veteran i ushtrisë britanike, për të cilin besohet se vdiq duke luftuar kundër trupave ruse.

“Kemi marrë disa mesazhe nga ekipi i tij në Ukrainë, të cilët na tregonin për njohuritë dhe aftësitë e tij si ushtar dhe dashurinë e tij për punën që ai e bënte”, shkruhej tutje në deklaratën e familjes Gatley. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjike, familjarët e italianes 23-vjeçe futen në spital – rrahin brutalisht mjekët

Ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjike, familjarët e italianes 23-vjeçe futen në spital – rrahin brutalisht mjekët

Evropa
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Ukrainasit zhvillojnë raketën me rreze të gjatë veprimi, publikohen pamjet e kësaj rakete nga një aeroplan luftarak

Ukrainasit zhvillojnë raketën me rreze të gjatë veprimi, publikohen pamjet e kësaj rakete nga një aeroplan luftarak

Evropa
Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Evropa
“Drejtorit iu prenë këmbët” - kjo video e vizitës së tij në një shkollë në Rusi tregon se sa i ‘frikshëm’ është Putini

“Drejtorit iu prenë këmbët” - kjo video e vizitës së tij në një shkollë në Rusi tregon se sa i ‘frikshëm’ është Putini

Botë
Urdhërarrest ndërkombëtar për burrin që derdhi filxhanin me kafe të nxehtë mbi djalin 9-muajsh në Australi

Urdhërarrest ndërkombëtar për burrin që derdhi filxhanin me kafe të nxehtë mbi djalin 9-muajsh në Australi

Australia
Kalo në kategori