LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, në makinë iu vendos gjysmë kilogramë eksploziv C4

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, në makinë iu vendos gjysmë kilogramë eksploziv C4

Gjysmë kilogramë lëndë eksploziv e llojit C4 ishte vendosur në makinën e Aleksandër Sadikajt, që vdiq një ditë më parë. Lënda plasëse u aktivizua në distancë, kur mjeti po lëvizte në dalje të Tiranës.

Hetimet kanë nxjerrë një tjetër detaje nga ngjarja që tronditi të shtunën kryeqytetin. Sadikaj ishte i armatosur, gjë që shton dyshimet se ai ndihej i kërcënuar. Por arma nuk i shërbeu, pasi atentatorët kishin llogaritur një plan më të sofistikuar mafioz.

Mjeti i tipit “Volswagen” që u dogj plotësisht, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë bashkë me një karikator të mbushur. Për shkak të shpërthimit, arma është dëmtuar, por gjithsesi është dërguar në laborator për ekzaminim.


Megjithatë, policia nuk është ende e sigurt nëse 27-vjeçari ishte objektiv i sulmit pasi mjeti në të cilin u vendos lënda plasëse nuk ishte në emrin e tij. Por, për zbardhjen e ngjarjes policia është fokusuar te e shkuara kriminale e viktimës.

U vra sot me tritol në makinë, Aleksandër Sadikaj i afërt me vrasësin e vëllezërve Çaça, u ekzekutuan në vitin 2001 në Belgjikë
Lexo po ashtu U vra sot me tritol në makinë, Aleksandër Sadikaj i afërt me vrasësin e vëllezërve Çaça, u ekzekutuan në vitin 2001 në Belgjikë

Një grup hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me familjarë të viktimës për të ndërtuar një hartë të lëvizjeve me makinë që 27-vjeçari ka bërë ditët e fundit për të zbuluar momentin kur në mjet pas gomës së përparme ishte vendosur eksplozivi, i cili dyshohet se ka qenë i telekomanduar. Autorët dyshohet se e kanë ndjekur në distancë 27-vjeçarin dhe kur mjeti i tij ka qenë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe pranë tij nuk ka pasur mjete të tjera e kanë shpërthyer.

Sadikaj me origjinë nga Berati e ndante jetën mes Tiranës ku jetonte së fundmi dhe Memaliajt ku kishte ndërtuar një biznes agroturizmi prej më shumë se 1 viti.

27-vjeçari, prej vitit 2011 rezulton të të jetë arrestuar pesë herë nga policia për vjedhje plagosje, tentative vrasje dhe kundërshtim dhe mosbindje ndaj policisë.

Konfliktin më serioz e ka pasur në Sarandë në korrik të vitit 2019 kur për motive të dobëta është konfliktuar me një person duke e plagosur rëndë me thikë.

Burime nga policia thanë se i riu dyshohet i implikuar edhe në trafikun e narkotikëve dhe rezulton se këtë aktivitet e kryente dhe në Greqi ku udhëtonte shpesh. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori