LAJMI I FUNDIT:

U vra sot me tritol në makinë, Aleksandër Sadikaj i afërt me vrasësin e vëllezërve Çaça, u ekzekutuan në vitin 2001 në Belgjikë

U vra sot me tritol në makinë, Aleksandër Sadikaj i afërt me vrasësin e vëllezërve Çaça, u ekzekutuan në vitin 2001 në Belgjikë

Nga kërkimet e deritanishme të policisë rezulton se i riu që u vra sot, Aleksandër Sadikaj është njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër.

Gjithashtu burimet e Anila Hoxhës thanë se se 27-vjeçari është njeri i afërt me A.K nga Memaliaj, i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.


Sipas informacioneve, 27-vjeçari Sadikaj ishte dënuar më parë për vjedhje, për një ngjarje të ndodhur 9 prill të vitit 2011 ku së bashku me personin me inicialet, R.P, të cilët dyshohet se kishin vjedhur një sasi kabulli të Albtelecom.

Shpërthimi i veturës me tritol, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën
Lexo po ashtu Shpërthimi i veturës me tritol, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën

Gjithashtu 27-vjeçari ishte proceduar edhe për një tentativë vrasjeje,ç’ka ka orientuar edhe grupin e hetimit të hetojë si një pistë të mundshme për të hedhur dritë mbi krimin e sotëm.

Top Channel arriti të siguronte pamjet e para ekskluzive pas shpërthimit të tritolit në makinën tip ‘Volkswagen’, ku humbi jetën Sadikaj.

Në pamje shihet teksa i riu ndihmohet nga kalimtarë të rastit, ndërsa është i gjakosur e me gjymtyrë të këputur si pasojë e shpërthimit të fortë.

Disa persona i afrohen të riut, për ta ndihmuar, ndërsa e kanë transportuar atë me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku mbërriti pa shenja jete.

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një atentati mafioz, në autostradën Sauk-TEG.

Persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm.

Dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar në distancë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori