LAJMI I FUNDIT:

Busquets mesazh të ashpër Laportas: Mos fol në konferenca, eja ma thuaj në sy

Busquets mesazh të ashpër Laportas: Mos fol në konferenca, eja ma thuaj në sy

Kriza financiare nuk po e lejon klubin e Barcelonës të marrë frymë lirisht dhe është e detyruar që të ul shpenzimet.

Nga lënia me qira e stadiumit Camp Nou për ndeshjet e futbollit të vogël deri te dasmat, presidenti Joan Laporta po mendon të vendosë një “tavan” për pagat.

Asnjë futbollist i blaugranave nuk do të përfitojë më shumë se 10 milionë euro në sezon, ndërsa ata që aktualisht e kanë një pagë më të lartë do të jenë të detyruar ta ulin atë.


Fjala është për lojtarë si Gerard Pique, Frenkie De Jong apo kapiteni Sergio Busquets.

Këtë njoftim presidenti Laporta e bëri në konferencë për shtyp, ndërsa kjo ka sjellë irrituar Busquetsin, pasi mesfushori kritikoi ashpër presidentin dhe theksoi se vendime të tilla duhet të diskutohen në prani të lojtarëve dhe jo në media.

“Unë dua që presidenti të m’i thotë vendimet në sy dhe të mos i zbulojë më parë në media. Ende nuk ka thënë asgjë në mënyrë konkrete, por mendoj se është më mirë kur personi përballë është i drejtpërdrejtë”.

“Nuk është vendimi më i mirë për të folur para mediave, duhen sqaruar gjërat brenda grupit fillimisht”.

“Unë nuk e kam problem të ndihmoj klubin, edhe në aspektin financiar. Unë gjithnjë kam ulur kokën dhe kam punuar, e kam treguar këtë”.

“Rinovimi? Nuk e mendoj, jam i fokusuar te ndeshjet që kanë mbetur me Spanjën. Pas kësaj do të shkoj me pushime dhe të shohim nëse dikush do të më ofrojë ndonjë alternativë”, ka thënë 33-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga

"A do të vish te Real Madridi?", përgjigja shokueses që Nico Williams i dha një tifozit madrilen

La Liga
Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Premier League
Carvajal i dërgon mesazh Ancelottit përmes mediave për Mbappen

Carvajal i dërgon mesazh Ancelottit përmes mediave për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori