LAJMI I FUNDIT:

Një fëmijë i zhdukur është gjetur i gjallë pas më shumë se 40 vitesh në Arizona – por po vazhdon kërkimi për vrasësit e prindërve të saj

Një fëmijë i zhdukur është gjetur i gjallë pas më shumë se 40 vitesh në Arizona – por po vazhdon kërkimi për vrasësit e prindërve të saj

Një grua që iu dorëzua zyrtarëve të një kishe në Arizona, si foshnje para më shumë se katër dekadave, është identifikuar përmes ADN-së si vajza e një çifti nga Florida, trupat e vrarë të të cilëve u gjetën në Teksas në vitin 1981.

Hetuesit janë ende duke punuar për të zgjidhur rastin e vrasjes së çiftit dhe po kërkojnë ndihmë prej qytetarëve, tha në një konferencë për shtyp ndihmësi i prokurorit të parë të Teksasit, Brent Webster.


“I urojmë Hollyt më të mirat. Jemi mirënjohës që e gjetëm”, tha Webster. “Por ne duhet të vazhdojmë drejt qëllimit tonë – kush e vrau këtë çift”, shtoi ai.

Prindërit janë identifikuar si Tina Gail Linn Clouse dhe Harold Dean Clouse Jr., nga Florida, dhe trupat e tyre u zbuluan në vitin 1981 në një zonë pyjore në Houston, Teksas, raporton cnn.

Në atë kohë, hetuesit nuk mundën të identifikonin prindërit dhe identifikimi i tyre erdhi vitin e kaluar përmes testit të ADN-së. Vajza e tyre, e cila në atë kohë ishte e mitur, nuk u gjet me ta – duke lënë pas shumë pyetje pa përgjigje.

Më shumë se 40 vjet më vonë, gruaja u gjet “e gjallë dhe mirë”, thanë zyrtarët të enjten. Tani në moshën 42-vjeçare, gruaja u referua si “Baby Holly” nga Webster në konferencën për shtyp.

Ndërsa autoritetet punojnë për të mbledhur detaje rreth vrasjes misterioze të çiftit, ata po e kthejnë vëmendjen te anëtarët e një grupi fetar nomad që besojnë se e sollën Hollyn në një kishë në Arizona rreth kohës së zhdukjes së saj, sipas Webster.

Kushdo që ka informacion në lidhje me rastin inkurajohet të kontaktojë Njësinë e Rastit të Ftohtë dhe Personave të Zhdukur të zyrës së AG. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori