Rojat kufitare ukrainase godasin varkën me ushtarë rusë – pamje nga aksioni

Rojat kufitare ukrainase kanë publikuar pamjet, që shfaqin sulmin e suksesshëm mbi një varkë që transportonte ushtarë rusë në jug të Ukrainës.
Operatorët e dronëve kishin vërejtur varkën me ushtarë rusë, duke lëvizur përgjatë lumit, transmeton Telegrafi.
Sulmi rezultoi me goditjen e varkës dhe humbjen e kontrollit mbi të. Tre ushtarë që gjendeshin në varkë tentojnë të largohen nga uji.
Rojat kufitare u siguruan që ushtarët rusë të mos kenë hapësirë për arratisje.
Koha e saktë e sulmit nuk është zbuluar, por operatorët ukrainas të dronëve janë bërë shumë të rëndësishëm në këtë luftë, që kanë rezultuar tejet të suksesshëm në sulme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































