Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjta synime për një Evropë të lirë, që jeton në paqe.
Kështu tha në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Ai tha se kjo është vizita e parë e kancelarit gjerman në Kosovë, Olaf Scholz.
Sipas tij, Kosova është në momente shumë të rëndësishme, vendimtare dhe se kancelari gjerman siç tha ai ka treguar vizion të qartë.
“Kjo është vizita e parë e kancelarit gjerman. Jemi në momentin vendimtar për vendin tonë. Pikërisht në këtë kohë të trazuar kur kemi nevojë për lidership të qëndrueshme, kancelari ka treguar vizion të qartë në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të drejtave civile. Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjta synime për një Evropë të lirë, që jeton në paqe. Mijëra ushtarë gjerman kanë shërbyer në Kosovë prej dy dekadash në kuadër të NATO-s. Kanë kaluar 22 vjet prej se Gjermania dhe 18 vendet tjera anëtarë të NATO-s janë bërë bashkë për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, që solli katastrofë humanitare. Jemi përjetë mirënjohës…Sot jemi dy ditë larg nga dita e ‘Çlirimit të Kosovës’, dita kur trupat e NATO-s hyn në Kosovë. Na kujtohen dhe pamjet e Kosovës, gjithçka ishte djegur dhe shkatërruar. BE llogariti se rindërtimin e Kosovës së shkatërruar duheshin mbi 4 milionë dollarë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri po ashtu tha se më 22 qershor Bundestagu gjerman pritet të votojë për vazhdimin e mandatit të pjesëtarëve të ushtrisë gjermane në forcën mbrojtëse të KFOR-it.
Kurti u shpreh se do ta mirëpret votimin për vazhdimin e mandatit duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre trupave në Kosovë.
“Sot sigurova kancelarin se përkundër rrethanave të vështira socio-ekonomike qeveria jonë po vazhdon me reforma të përgjithshme. Ne vazhdojmë, jo vetëm që të forcojmë mekanizmat e sundimit të ligjit por edhe kulturën demokratike në vend. Po punojmë për përmbushjen e reformave të nevojshme për anëtarësim në BE. Kërkesa nga Gjermania për mbështetjen e Kosovës në Këshillin e Evropës ka hasur në mirëkuptim të plotë. Do të vazhdojmë me aspiratën tonë për anëtarësim në BE, ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti.
Më 22 qershor Bundestagu gjerman pritet që të votojë për vazhdimin e mandatit të pjesëtarëve të ushtrisë gjermane në forcën mbrojtëse të KFOR-it. Do ta mirëpresim votimin për vazhdimin e mandatit duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre trupave në Kosovë. Në këtë drejtim me rëndësi të madhe dhe nevojë urgjente është anëtarësimi i Kosovës në programin e partneritetit për paqe, NATO dhe sërish kërkova nga Gjermania si anëtare e NATO-s, të na mbështetës në këtë rrugëtim të anëtarësimit. Edhe ne po i shtojmë kapacitetet tona mbrojtëse, në këtë vit kemi shtuar buxhetin për 52 për qind”, theksoi ai.
Ai po ashtu tha se Serbia është duke vazhduar të bllokoj proceset edhe përkundër marrëveshjeve të arritura, siç është “Marrëveshja me targat”.
“Sa i përket çështjes së Dialogut Kosovë-Serbi… Kosova është treguar palë kreative, konstruktive e përkushtuar, por Serbia fatkeqësisht po vazhdon të bllokoj zgjidhjet që ne i ofrojmë dhe në kuadër të procesit të Berlinit. Kjo vërehet së fundi nga ‘marrëveshja mbi targat’ dhe situatën me koston për energjinë”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramabaja: Rritja e pensioneve është pjesë e programit zgjedhor të LVV-së
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
Dialogu, Abdixhiku: Jo në tryeza të parëndësishme, në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA-në
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia