LAJMI I FUNDIT:

Ish-klubi i Serie A del në shitje, kushton vetëm 1 euro

Ish-klubi i Serie A del në shitje, kushton vetëm 1 euro

Nëse keni ëndërruar gjithmonë të zotëroni një klub futbolli, tani mund të jetë shansi juaj pasi ACR Messina, një ish-skuadër e Serie A është në shitje për vetëm 1 euro.

Klubi sicilian u promovua nga Seria B në Serie A në sezonin 2003/04 pasi përfundoi në vendin e katërt me 79 pikë.


Ata u sugjeruan të riktheheshin përsëri në Serie B, por ia dolën t’i befasojnë të gjithë pasi siguruan një përfundim mbresëlënës në vendin e shtatë nën urdhrat e Bortolo Mutti.

Messina e shmangu për pak rënien në sezonin 2005/06, duke përfunduar dy pikë përpara zonës së rënies – por më pas e përfundoi sezonin 2006/07 si klubi i fundit i Serie A dhe u kthye në nivelin e dytë.

Nga aty, filluan të shfaqen problemet financiare dhe kjo çoi në përjashtimin e tyre nga Seria B dhe përfundimisht shpalljen e falimentimit në vitin 2008.

Ashtu si ajo që ka ndodhur me Palermon, ka qenë një spirale në rënie që atëherë. Këto ditë, pas ndryshimit të pronësisë dhe emrit, Giallorossët rikthehen në Serie C, por tani janë në dispozicion për t’u blerë për vetëm 1 euro.

Pietro Sciotti, presidenti i klubit, ka lëshuar një deklaratë dhe ka thënë se afati i fundit është këtë fundjavë.

“Nuk kam marrë ende asnjë ofertë të vetme për ACR Messina, vetëm disa telefonata për të kërkuar informacion”, ka shkruar Sciotti dhe kjo është ndarë nga faqja e klubit në Instagram.

“Janarin e kaluar dhe më pas në maj nënvizova se si objektivi im i fundit ishte të arrij mbijetesën në Serie C dhe të largohesha. Me pakënaqësi të madhe, pas pesë vitesh në krye të ACR Messinas, e përsëris dëshirën time për të përfunduar kohën time në klub dhe për këtë arsye, jam gati ta shes klubin për shifrën simbolike 1 euro”.

“Është akti im i fundit. Afati i fundit është 24 orët e datës 12 qershor, nëse nuk ka ofertë, do të shikoj situatën dhe do të marr vendimet e nevojshme edhe nëse janë të vështira”, përfundoi Sciotti.

Duket sikur Messina mund të ‘zhduket’ nëse nuk gjendet një blerës i ri.

Ish-lojtarët e mëparshëm të Messinas përfshijnë sulmuesit e Juventusit, Antonio Nocerino dhe portierin Marco Storari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori