Thirrje publike për komunat në Maqedoni për ndërtim të rrugëve aderuese në tokën bujqësore
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot para përfaqësuesve të BNJVL-së e prezantoi thirrjen publike për ndërtimin e rrugëve të qasshme në tokën ndërtimore, në të cilin mund të aplikojnë komunat. Thirrja publike është e financuar me mjete nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2022.
Mbështetja financiare është në vlerë prej 100 për qind nga vlera e shpenzimeve të miratuara të pranueshme të investimit, ndërsa paguhet pas përfundimit të plotë të investimit nga ana e shfrytëzuesit. Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për çdo shfrytëzues arrin 1 milionë denarë.
Përmes masës 321 “Zhvillimi i infrastrukturës publike në zonat rurale”, sqaron MBPEU, ofron mbështetje për komunat për ndërtimin e infrastrukturës lokale, rrugëve, urave, të cilat lidhin dy ose më shumë vendbanime në zonat rurale deri në pesë kilometra të gjatë. Investimet në ndërtimin e infrastrukturës lokale për të lidhur fshatrat me një rrugë rajonale deri në shtatë kilometra. Mbështetje për ndërtimin e sistemeve të ujësjellës kanalizimeve në 1500 banorë, ndërtimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, tregjeve, si dhe objekteve për fëmijët, të rinjtë apo qendrat apo klubet kulturore të pensionistëve në zonat e populluara rurale.
Shuma maksimale për mbështetje për çdo shfrytëzues përmes masave 321 dhe 322 arrin 20 milionë denarë.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave krijojnë masa serioze dhe konkrete që përmirësojnë jetën në zonat rurale, lehtësojnë punën e fermerëve dhe forcojnë zhvillimin e turizmit rural. Ministri Nikollovski u bëri thirrje komunave që të përgatisin projekte dhe të aplikojnë në thirrjen publike për ndërtimin e rrugëve hyrëse në zonat bujqësore, por edhe t’i përcjellin masat tjera përmes të cilave ne ofrojmë mbështetje financiare për zhvillimin rural”, informoi MBPEU.
Formularët “Kërkesë për mbështetje financiare” me listën e dokumenteve të kërkuara mund të merren në ueb faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk ose direkt në Agjenci, çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në ora 16:30.
“Kërkesat për shfrytëzimin e mbështetjes financiare” të kompletuara për këtë thirrje publike së bashku me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur, i cili në pjesën e përparme në këndin e sipërm majtas do të ketë shënimin “Mos e hap”, për Thirrje publike 09/2022 dhe shënimi i kodit të masës për të cilën është paraqitur kërkesa.
Kërkesa mund të dorëzohet përmes postës ose personalisht në arkivin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësinë dhe zhvillimin rural. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 9 korriku i vitit 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare