LAJMI I FUNDIT:

Shkurtohet udhëtimi drejt bregdetit në jug të Shqipërisë, Rama njofton hapjen e dy rrugëve të reja në fillim të korrikut

Shkurtohet udhëtimi drejt bregdetit në jug të Shqipërisë, Rama njofton hapjen e dy rrugëve të reja në fillim të korrikut

Një lajm i mirë vjen për të gjithë pushuesit që preferojnë jugun e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot datat e hapjes së dy rrugëve të reja që do të shkurtojnë ndjeshëm udhëtimin drejt zonës bregdetare në jug të vendit.


Në fjalën e tij në Kuvend, Rama ka thënë se segment rrugor i shumëpërfolur Kardhiq-Delvinë që shkurton rrugën drejt Sarandës do të hapet më 2 korrik, ndërsa rruga e re bypass-it të Vlorës që shmang trafikun e qytetit bregdetar do të hapet plotësisht më 9 korrik.

Drejt përfundimit tuneli i Skërficës, Rama: Shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës
Lexo po ashtu Drejt përfundimit tuneli i Skërficës, Rama: Shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës

Gjatë një replike me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Rama u shpreh gjithashtu se shkurtin e vitit të ardhshëm, do të nisë puna edhe për ndërtimin e Urës së Bunës në Shkodër.

“Unë po flas për pasqyrën e bazuar mbi faktet. Ju përmendët Urën e Bunës zonja Tabaku dhe bëtë shumë mirë. Ju falënderoj dhe është një projekt shumë i rëndësishëm për industrinë tonë turistike dhe zonën e përbashkët atje mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, tha Rama.

Rama publikon pamje nga rruga e bypass-it të Vlorës, hapet në fillim të sezonit turistik
Lexo po ashtu Rama publikon pamje nga rruga e bypass-it të Vlorës, hapet në fillim të sezonit turistik

“Në shkurt të vitit të ardhshëm të gjitha këto mund të ndryshojnë, por plani është që shkurt të vitit të ardhshëm do jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po ndeshemi me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve, sidoqoftë shkurtin e ardhshëm fillon puna atje”, tha kreu i qeverisë.

Zhvillimi i infrastrukturës në zonat turistike po shikohet si prioritet nga qeveria shqiptare, e cila e shikon turizmin si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori