LAJMI I FUNDIT:

Rama publikon pamje nga rruga e bypass-it të Vlorës, hapet në fillim të sezonit turistik

Rama publikon pamje nga rruga e bypass-it të Vlorës, hapet në fillim të sezonit turistik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se rruga e bypass-it të Vlorës do të hapet për qarkullimin e automjeteve me fillimin e sezonit turistik të këtij viti.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të rrugës, ku po punohet 24 orë pa ndërprerje për përfundimin e plotë të kësaj vepre.


“Mirëmëngjes dhe me Bypass-in e Vlorës që do të hapet përfundimisht në këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin gjatë verës sidomos, po edhe si një tjetër skenë spektakli natyror, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, pjesa jugore e Vlorës. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Pjerrësia për 6 km e para është mjaft e ulët.

Rruga anashkalon Kaninën në pjesën perëndimore mbi Vlorë, në një nivel rreth 300 m nën kështjellë, nga ku ofron pamje spektakolare përgjatë gjirit të Vlorës.

Bypass-i i Vlorës, do të ndihmojë në përmirësimin e integrimit rajonal, lehtësimin e tregtisë, mbështetjen e zhvillimit të turizmit në pjesën jugore të Shqipërisë, si dhe përmirësimin e kushteve të transportit rrugor në zonën e Vlorës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori