LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ruse mund t’i dënojë me 20 vite burg britanikët që i kapën duke luftuar në Ukrainë

Gjykata ruse mund t’i dënojë me 20 vite burg britanikët që i kapën duke luftuar në Ukrainë

Sipas një videoje të shpërndarë nga mediat shtetërore ruse, dy burra britanikë të cilët u kapen nga forcat ruse duke luftuar përkrah ushtarëve ukrainas, përballen me 20 vite burg.

Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët shërbyen për ushtrinë ukrainase, u kapën gjatë muajit prill përderisa ishin duke luftuar në qytetin e Mariupolit.


Britanikët u paraqitën në gjykatën separatiste të Republikës Popullore së Donetskut. Aslin 28 vjeçar dhe Pinner 48 vjeçar, thuhet se kanë pranuar akuzat mbi “ushtrimet për të kryer aktivitete terroriste”, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale gjatë së mërkurës, nga Ria Novosti një agjenci e lajmeve shtetërore ruse, shihet përkthyesi duke e pyetur Aslin se nëse ai do e pranonte fajësinë mbi krimin, pyetje ndaj të cilës Aiden u përgjigj me “Po”.

Akuza parashikon dënim me rreth 15 deri në 20 vite burgim, me kufizim të lirisë me afat 1 deri në 2 vite e ose edhe me burgim të përjetshëm.

Videoja shfaqte dy britanikët në bankën e të akuzuarve në gjykatën supreme të territorit pro rus të ulur afër një personi të tretë, emri i të cilit raportohet të jetë Saaudun Brahim, një maroken i cili u kap bashkë me të dy britanikët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori