LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet vazhdimi i filmit “Joker”

Konfirmohet vazhdimi i filmit “Joker”

Vazhdimi i “Joker 2”  është zyrtarisht në përgatitje, dhe regjisori Todd Phillips ka zbuluar se titulli i pjesë së re do të jetë “The Joker: Folie a Deux”.

Phillips, i cili drejtoi dhe bashkë-shkroi filmin e parë me Joaquin Phoenix në rolin kryesor, po ribashkohet me bashkë-skenaristin Scott Silver.

Phillips ndau kopertinën e kuqe të skenarit në faqen e tij në Instagram, ku përfshihet gjithashtu një fotografi e Phoenix duke lexuar skenarin.


Megjithëse detajet rreth vazhdimit janë të pakta, “Folie a Deux” përkufizohet si një çrregullim psikologjik në të cilin i njëjti ose një çrregullim mendor i ngjashëm prek dy ose më shumë njerëz.

Filmi i parë “Joker” u publikua në vitin 2019, historia origjinale ndjek Arthur Fleck, një kloun i vetëm në Gotham City, ndërsa kalon një transformim në Joker.

Filmi u ndikua shumë nga filma të tillë si “Taxi Driver” dhe “The King of Comedy”, të dy të drejtuar nga Martin Scorsese.

Megjithëse nuk kishte plane për të vazhduar, Worner Bros thuhet se i kërkoi Phillips të shkruante një vazhdim dhe ai tha se i duhej kohë për të krijuar ide për një pjesë tjetër.

Ai tha më herët se nuk do të kthehej për një vazhdim nëse nuk do të gjente “ndonjë rezonancë tematike” si në filmin e parë.

Sipas Box Office Mojo, filmi fitoi mbi 1 miliard dollarë me një buxhet prej vetëm 55 milionë dollarësh.

Përveç shifrave të tij marramendëse në arka, “Joker” ishte gjithashtu një sukses kritik duke solli një sërë nominimesh dhe trofesh. Filmi u nominua për 11 çmime “Oscar” dhe fitoi dy nga trofetë.

Joaquin Phoenix fitoi çmimin ‘aktori më të mirë’ dhe Hildur Guonadottir fitoi çmimin për ‘këngën më të mirë origjinale’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori