LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi i Osmanit me ministrin e jashtëm grek

Nis takimi i Osmanit me ministrin e jashtëm grek

Ka nisur të mbahet takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Ky i fundit do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, dhe pas Osmanit do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti e më pas do të ketë edhe një darkë, shkruan Telegrafi.


Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, energji, kulturë, shkencë, shëndetësi, arsim dhe turizëm.

Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin
Lexo po ashtu Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

“Gjithashtu, në agjendën e bisedimeve do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë”, njoftoi ministria e Greqisë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i) dhe ambasadorët nga vendet e Quintit, përkatësisht Franca, Gjermania, MB, SHBA dhe Italia.

Gjithashtu, është paraparë një takim i përbashkët mes ministrit grek dhe ministrave të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Prishtinën në qershor 2021 dhe tetor 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori