LAJMI I FUNDIT:

Analisti serb Jakshiq: Serbia ka shkelur zotimin e neutralitetit, Aleksandar Vuçiq ka frikë nga Vladimir Putini

Analisti serb Jakshiq: Serbia ka shkelur zotimin e neutralitetit, Aleksandar Vuçiq ka frikë nga Vladimir Putini

Analisti serb Bosko Jakshiq ka theksuar se presidenti Aleksandar Vuçiq, pasi është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, ka shkelur betimin e neutralitetit dhe doli në anën e Rusisë.

Jakshiq vlerëson se tre shtete fqinje i kanë bërë një shërbim Serbisë, por se Vuçiq nuk e ka kapitalizuar këtë.


“Përkundrazi, ai shkeli zotimin e neutralitetit dhe u rreshtua në anën e Rusisë, duke i quajtur këto tre vende një pako që ndjek në heshtje direktivat e Perëndimit”, theksoi Jakshiq për mediet serbe.

Ai shton se Vuçiq ka një lloj frike nga presidenti rus Vladimir Putin dhe se tani ka treguar se nuk është i gatshëm të largohet nga Rusia, gjë që e kërkon Perëndimi për momentin.

“Ne po bëhëmi një ishull i izoluar nga vetja”, paralajmëroi ai.

Duke komentuar njoftimin e ambasadorit rus Aleksandar Boçan-Kharçenko se Serbia e ka pranuar me kënaqësi ftesën e ministrit Lavrov që homologu i tij serb Nikola Selakoviq të vizitojë Moskën, Jakshiq vlerësoi se kjo ishte gjithashtu një “demonstrim i qëndrimit pro-rus”.

“Nëse e pranoni këmbënguljen e Rusisë në këto rrethana, ngase Lavrov ishte iniciatori i asaj ideje, atëherë po deklaroheni. Është një lloj identifikimi – çfarëdo që të bëjnë në Perëndim, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Moskën, është një mesazh i keq politik” , beson Jakshiq.

Po ashtu, ai përkujtoi se gjatë konferencës së djeshme për shtyp të ministrit Lavrov, “shumë hapur” dëgjuam se cilat janë interesat e Moskës.

Jakshiq pret që të dëgjojmë qëndrimet e Perëndimit gjatë vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd.

“Është pothuajse një udhëkryq historik i Serbisë për të vendosur, jo sipas asaj që dëgjojmë shpesh këtu, problemi këtu është se motivi i Vuçiqit për bashkëpunim me BE-në është kryesisht i natyrës ekonomike dhe financiare, pa përmendur vlerat e BE-së, ato anashkalohen me kujdes”, tha ai.

“Më mirë një dimër i ftohtë sesa një çmim i lartë politik për gazin. Më mirë do të mbijetoja dimrin në të ftohtë sesa të paguaj çmimin e lartë politik të atij kompromisi”, përfundon Jakshiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori