De Ligt konfirmon bisedimet me Juven, por nuk ngutet dhe thotë se nuk ka ende marrëveshje
Matthijs de Ligt ka konfirmuar se është në bisedime për vazhdimin e kontratës me Juventusin, megjithëse akoma nuk është arritur një marrëveshje.
Kontrata e qendërmbrojtësit me Zonjën e Vjetër është valide deri në qershor të vitit 2024, ndërsa holandezi është i gatshëm ta zgjatë qëndrimin edhe për një vit tjetër, me kusht që t’i ulet klauzola për prishjen e kontratës.
De Ligt ka një klauzolë në vlerë prej 125 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Bianconerët, ashtu që dëshiron një më të ulët, rreth 70 apo 80 milionë euro.
“Këto bisedime po zhvillohen, mirëpo nuk do të thotë se tashmë kam një marrëveshje, siç është raportuar. Nuk është e vërtetë (ajo që është raportuar)”.
“Bisedimet po ndodhin, por me një nivel më të ulët. Akoma kam edhe dy vite kontratë, prandaj kam kohë të mjaftueshme”, ka deklaruar mbrojtësi për ESPN.nl.
Në ndërkohë, klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e De Ligt, i cili nënshkroi për Juven në verën e vitit 2019 nga Ajaxi për 85 milionë euro (duke i përfshirë edhe shtesat). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit
Liverpooli kërkon transferimin e ‘Modricit të ardhshëm’ si nënshkrimi i parë i Arne Slot
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251