LAJMI I FUNDIT:

Përfundon protesta e veteranëve, thonë se do bllokojnë Qeverinë dhe Kuvendin

Përfundon protesta e veteranëve, thonë se do bllokojnë Qeverinë dhe Kuvendin

Pas disa orësh ka përfunduar protesta e OVL-UÇK-së e cili kishte nisur në orët e hershme.

Protesta e veteranëve kishte nisur me kërkesa specifike drejtuar Kuvendit e Qeverisë së Kosovës. E njëjta protestë kishte eskaluar në momentin kur veteranët që protestuan tentuan të futen në hapësirat e hapësirat e oborrit të Kuvendit të Kosovës.


Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku tha se protesta ishte thirrur për ta përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës.

OVL e UÇK-së paralajmërojnë vazhdim të protestave: Pushteti po dëshiron të na heq nga ligji për pagën minimale
Lexo po ashtu OVL e UÇK-së paralajmërojnë vazhdim të protestave: Pushteti po dëshiron të na heq nga ligji për pagën minimale

“E pamë që partitë opozitare e kundërshtuan dhe nuk morën pjesë në votim. Turp për 51 deputetët që votuan, për t’i hequr veteranët nga paga minimale” tha Klinaku në konferencë për media.

Sipas tij OVL UCK do të kërkojmë të rritet paga minimale për të gjithë duke mohuar raportin e Policisë se u hodh gaz lotsjellës nga protestuesit.

Në këtë protestë të veteranëve janë lënduar dy zyrtarë të Policisë së Kosovës./Telegrafi/