LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e PDK-së mbështesin protestën e veteranëve, kërkojnë që Qeveria të tërheq Projektligjin për pagën minimale

Deputetët e PDK-së mbështesin protestën e veteranëve, kërkojnë që Qeveria të tërheq Projektligjin për pagën minimale

Deputetët e PDK-së, Hajdar Beqaj, Rashit Qalaj, Bekim Haxhiu, Ganimete Musliu kanë dalur në oborrin e Kuvendit ku janë duke protestuar veteranët e UÇK-së.

Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se protesta e tyre është e drejtë.


“Protesta është e drejtë, dinjiteti i veteranëve është duke u fyer. I kërkoj falje qe ne i kemi detyuru me dal këtu. Është protestë e drejtë, ne do ti mbështesim”, ka thënë Musliu.

Në anën tjetër deputeti Hadaj Beqaj ka kërkuar nga protestuesit të ruajnë gjakftohtësinë.

Eskalimi i protestës së veteranëve, shtohen forcat policore – përdoret sërish gazi lotsjellës
Lexo po ashtu Eskalimi i protestës së veteranëve, shtohen forcat policore – përdoret sërish gazi lotsjellës

“Ruani gjakftohtësinë, nuk duam me ba politikë”, tha Beqaj.

Në anën tjetër deputeti Bekim Haxhiu ka thënë se janë me kërkesën e veteranëve.

“Jemi me ju, jemi me kërkesën e juaj. Seanca ka dështuar të fillojë në kohën e paraparë për shkak të mungesës së kuorumit. Ky projektligj diskriminues nuk do të lejojmë të kalojë në Kuvend, nëse o nevoja do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për ta parandaluar kalimin e tij në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka kërkuar që Qeveria të kthjellet dhe ta tërheq këtë projektligj dhe të ulet e të bisedojë me veteranët dhe kategoritë tjera.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, derisa aty janë edhe një numër i madh i forcave policore. /Telegrafi/