LAJMI I FUNDIT:

Avancon zjarri në “Ishullin e Sazanit”, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: Rrezikohet ish-reparti ushtarak me municione të pa shpërthyera

Avancon zjarri në “Ishullin e Sazanit”, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: Rrezikohet ish-reparti ushtarak me municione të pa shpërthyera

Vatrat e zjarrit në ‘Ishullin e Sazanit’ vazhdojnë të jenë aktive ende, edhe pse prej disa orësh efektivët po luftojnë për shuarjen e tyre.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se si pasojë e riaktivizimit, flakët po i afrohen një ish-baze ushtarake me municione të pashpërthyera në pjesën jugore të ishullit.


Terreni dhe bimësia e dendur e kanë vështirësuar shuarjen e flakëve ndërsa në zonë do të dërgohen trupa shtesë dhe do të zëvendësohen ata që kanë punuar përgjatë ditës.

Zjarri në ishullin e Sazanit, Meta kërkon angazhimin e flotës ajrore
Lexo po ashtu Zjarri në ishullin e Sazanit, Meta kërkon angazhimin e flotës ajrore

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: 

Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori