Nxënësit e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, gjatë ekskursionit ditë më parë, dëmtuan “Shpellën e Kusarit” në Gjakovë, duke vizatuar e grafite të ndryshme.
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka njoftuar se Pajtesa Doli mësimdhënëse në këtë shkollë, përmes një emaili i kishte njoftuar se ishin pikërisht nxënësit e kësaj shkolle ata që e kishin dëmtuar këtë shpellë, duke vizatuar grafitë, aty dhe në objektet përreth.
“Jam Pajtesa Doli, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”. Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë. Për më shumë (detaje, sqarime), do të doja të takohesha me ju, nëse është e mundur, ditën e hënë. Ju kërkoj falje në emrin tim, të fëmijëve dhe të prindërve të tyre”, thuhet në letrën elektronike të Dolit, drejtuar Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë.
Në një përgjigje për Telegrafin, udhëheqësi i zyrës për Informim në polici nga komuna e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se persona të panjohur deri më tani, kishin dëmtuar pankartat me njoftime rreth shpellës dhe objeket që ndodhen në afërsi të shpellës.
“Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informacion se me datën 01.06.2022 rreth orës 16:00 në vendin “Shpella e Kusarit” nga persona deri tani të panjohur, ishin dëmtuar pankartat të cilat shërbejnë për njoftim rreth shpellës si dhe shtëpizat që ndodhen në afërsi e të cilat shërbejnë për shitjet e biletave. Dëmtimet janë kryesisht shkrime me ngjyrë (sprej) nëpër këto objekte”, deklaron Elezaj.
Po ashtu i njëjti tha se në konsultim e prokurorin rasti është duke u hetuar.
“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë publike”. Rasti është duke vazhduar me hetime”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'