LAJMI I FUNDIT:

Treshja e njohur e Barcelonës ‘nuk dëshiron’ të bëjë shkurtime të reja pagash për të ndihmuar klubin

Treshja e njohur e Barcelonës ‘nuk dëshiron’ të bëjë shkurtime të reja pagash për të ndihmuar klubin

Pozicioni i pasigurt financiar i Barcelonës mund t’i bëjë që klubi t’u kërkojnë lojtarëve të bëjnë shkurtime të mëtejshme në pagat e tyre – por Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique nuk janë të gatshëm të ulin më tej pagat e tyre.

Problemet financiare të gjigantëve katalanas janë dokumentuar mirë gjatë vitit të kaluar, deri në masën që Lionel Messi duhej të lirohej pasi Barcelona pasi klubi nuk mund të përballonte pagat e tij.

Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë dy fytyra të reja që do të mbërrijnë në klub këtë verë si transferime falas, një mundësi e mirë e klubit për të ofruar emra të ri në këtë mënyrë.

Megjithatë, klubi vazhdon të jetë i lidhur me lojtarë si Robert Lewandowski, Raphinha dhe të tjerë – ku këtu në mes futet edhe emri i Ferran Torres që erdhi nga Manchester City për 55 milionë euro në janar – gjë që ka bërë që shumë të pyesin se nga po vijnë paratë e Barcelonës.

Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong mund të shiten këtë vere, por gazeta Sport raporton se Barcelona po konsideron gjithashtu të kërkojë nga disa lojtarët që të ulin pagat e tyre sërish.

Lojtarët e vjetër Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique, të gjithë pjesë e kapitenë të Barcelonës, përmenden si objektiva të mundshëm për shkurtime të mëtejshme pagash – por mësohet se treshja nuk janë të gatshëm të bëjnë reduktime të mëtejshme në pagat e tyre dhe duan që klubi të gjejë mënyra të tjera për të gjeneruar të ardhura shtesë.

Në realitet, treshja ishin ndër lojtarët e Barcelonës më të prekur nga problemet financiare të klubit, pasi kishin pranuar shkurtime të konsiderueshme në pagat e tyre për të ndihmuar klubin të qëndronte në këmbë në vitin që lamë pas.

Sergi Roberto është emri që ka rënë dakord për të ulur pagat e tij në gjysmë, ku kontrata së tij e re me Barcelonën pritet së shpejti të zyrtarizohet. /Telegrafi/