Një numër vendesh evropiane kanë shtuar përpjekjet për të rihapur korridoret detare për transportimin e grurit ukrainas, ndoshta me ndihmën e një garantuesi sigurie të palës së tretë, por mbetet e paqartë nëse Rusia do të pajtohej me ndonjë marrëveshje të tillë.
Sipas Euractiv, përcjell Telegrafi, përpjekje të tilla vijnë në kohën kur Rusia ka pushtuar disa nga portet më të mëdha të Ukrainës dhe marina e saj kontrollon rrugët kryesore të transportit në Detin e Zi, duke bllokuar dërgesat e Ukrainës dhe duke thelluar një krizë globale ushqimore në vendet e varura në të gjithë Afrikën dhe Azinë.
Ndërkohë Ukraina ka thënë më herët se po punon me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar një mision të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rivendosur rrugët e transportit të Detit të Zi dhe për të eksportuar prodhimet e fermave ukrainase.
“Ukraina është gati të krijojë kushtet e nevojshme për të rifilluar eksportet nga porti i Odesa-s”, ka shkruar në Twitter, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba.
“Pyetja është se si të sigurohemi që Rusia të mos abuzojë me rrugën tregtare për të sulmuar qytetin e Odesa-s. Asnjë garanci nga Rusia nuk ka deri më tani. Ne kërkojmë zgjidhje së bashku me OKB-në dhe partnerët”, ka shtuar ai.
Në këtë kontekst, vlerëson Euractiv, një zgjidhje ushtarake, që përfshin NATO-n ose një mision detar të BE-së, për zhbllokimin e porteve detare të Ukrainës është përjashtuar për shkak të rrezikut të përfshirjes së mundshme në konflikt.
Garantues nga një palë e tretë
“Ne duhet të çlirojmë portin nga një forcë e tretë që do të garantojë sigurinë si arbitër”, citohet të ketë thënë kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, në një forum GLOBSEC në Bratislavë, duke folur së bashku me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, të premten (3 qershor).
Në këtë drejtim, Kombet e Bashkuara ose Turqia mund të shërbejnë si garantues të mundshëm të sigurisë për rihapjen e portit të Odesa-s të Ukrainës për të siguruar “nxjerrjen” e sigurt të drithërave dhe produkteve ushqimore të bllokuara në vend, ka thënë Heger.
“Kjo është mënyra se si ne mund të marrim grurin”, shtoi ai, duke theksuar se opsionet e transportit rrugor dhe hekurudhor nuk do të ofronin kapacitet të mjaftueshëm për të transportuar miliona ton drithë të bllokuar në këtë vend.
“Ne kemi nevojë për portet dhe pyetja më e rëndësishme është se si të arrijmë atë qëllim”, theksoi Nehammer i Austrisë. “Problemi më i rëndësishëm është se ne nuk kemi kohë – bota ka nevojë për grurin tani”.
Siç vë në pah Euractiv, Komisioni Evropian ka rritur përpjekjet për të koordinuar eksportin e miliona tonë drithërave me infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore përmes vendeve fqinje anëtare të BE-së, por ka pasur probleme me infrastrukturën dhe kapacitetin.
Andaj, vlerësohet më tej, zgjidhja më e mirë do të ishte “rikanalizimi” i një milion ton grurë të ngecur në Ukrainë nëpërmjet Bjellorusisë.
Por kjo është bërë e vështirë nga kërkesat nga Minsku dhe Moska për të hequr sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë.
Të pyetur nga Euractiv nëse janë të gatshëm të heqin sanksionet e BE-së në këmbim të zhbllokimit të Detit të Zi – një çmim që presidenti rus Vladimir Putin ka lënë të kuptohet se mund të ndikonte – të dy kryeministrat mohuan se kjo mund të ishte një opsion serioz.
“Nuk ka çështje sanksionesh në çështjen e ‘nxjerrjes’ së misrit”, tha Nehammer.
“Sanksionet definitivisht nuk duhet të jenë çështje nëse ai [Putini] do të lirojë portet [ukrainase] apo jo – kjo është një çështje krejtësisht e veçantë dhe duhet trajtuar si e tillë”, ka vlerësuar Heger.
“Diplomacia ushqimore” e Rusisë
“Nëse nuk i shmangim problemet e furnizimit, do të shohim kaos politik në Afrikë dhe Azi, dhe një krizë migracioni që pason në Evropë, kur njerëzit që vuajnë nga uria do të kërkojnë strehim diku tjetër”, ka paralajmëruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në të njëjtin audiencë një ditë më parë.
“Shumë qeveri do të duhet t’u shpjegojnë të pakënaqurve pse kontinenti ynë mbahet peng nga një vend dhe një person në Moskë që dha urdhër për të vendosur një bllokadë detare në Ukrainë”, shtoi Zelensky.
E zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha të enjten (2 qershor) se Kievi po u bënte thirrje “vendeve, siguria ushqimore e të cilave mund të vuajë më shumë nga agresioni rus kundër Ukrainës, që të përdorin kontaktet e tyre me Moskën për ta detyruar atë të heqë bllokadën e porteve ukrainase dhe t’i japë fund luftës“.
Megjithatë, “propaganda dhe kërcënimi për ushqim” nga Putini duket se po transferohen përtej kufijve të Evropës, veçanërisht në vendet e treta të frikësuara nga një krizë e mundshme buke.
Për të “neutralizuar këtë”, udhëheqësit e BE-së u kishin bërë thirrje vendeve afrikane që të mos binin pre e një fushate propagandistike të udhëhequr nga Rusia që fajësonte për pasigurinë aktuale globale të ushqimit në sanksionet perëndimore kundër Moskës.
Presidenti senegalez Macky Sall, aktualisht kryesues i Bashkimit Afrikan, u nis për në Soçi të premten për të lutur Putinin të lirojë rezervat e grurit dhe plehrave që Rusia mban peng me bllokadën e saj në Detin e Zi.
Vendet afrikane janë prekur thellësisht nga kriza në rritje, e cila ka rritur çmimet e drithërave, vajrave të gatimit, karburanteve dhe plehrave.
Dhe pas takimit me presidentin rus vetëm tri ditë pas bisedimeve me udhëheqësit e BE-së, mesazhi i Sall ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me linjën e Rusisë për këtë çështje.
“Putini na kishte shprehur gatishmërinë e tij për të lehtësuar eksportin e drithërave të Ukrainës. Rusia është e gatshme të sigurojë eksportin e grurit dhe plehrave të saj”, ka thënë Sall.
Megjithatë, ai nuk tregoi nëse Putini i kishte vënë ndonjë kusht ofertës së tij, por “u bëri thirrje të gjithë partnerëve që të heqin sanksionet për grurin dhe plehrat”.
Por, siç vë në pah Euractiv, aktualisht nuk ka sanksione perëndimore për grurin rus dhe ka kuota shumë të buta të importit për plehrat ruse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të “dy shpërthimeve” në Rusi
Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A