LAJMI I FUNDIT:

Martesa dhe ndeshje miqsh në Camp Nou – Barcelona lëshon me qira stadiumin shkaku i krizës financiare

Martesa dhe ndeshje miqsh në Camp Nou – Barcelona lëshon me qira stadiumin shkaku i krizës financiare

Klubi katalunas, Barcelona po i lejon tifozët të martohen në Camp Nou dhe të organizojnë ndeshje mes vete në këmbim të pagesës, pas synojnë ta ‘zbusin’ krizën e thellë financiare që i ka kapluar.

Blaugranët kanë njoftuar se çiftet mund të marrin me qira stadiumin për ditën e tyre të veçantë, me paketa të ndryshme në dispozicion.


Opsioni më i lirë, i cili do të ishte në ‘Foundation Lounge’, kushton 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me 25 deri në 50 persona të pranishëm.

Por, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha. Me ulëse nga 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë ​​është në dispozicion për 13,500 euro.

Një alternativë tjetër tërheqëse është tarraca e Camp Nout, e cila kushton midis 6000 dhe 7000 eurosh në varësi të frekuentimit dhe u lejon mysafirëve të takohen nga afër me një nga terrenet e shkëlqyera në futbollin botëror.

Klientët marrin hapësirën e zgjedhuyr për gjashtë orë përdorim, si dhe ndihmë nga një zonjë dhe pastrim para dhe pas organizimit.

Barcelona është thellë në telashe financiare, pasi kohët e fundit është raportuar se duhet të gjenerojnë të ardhura mbi 500 milionë euro para 30 qershorit në mënyrë që të balancojnë llogaritë.

Përveç dasmave, Blaugranët po u ofrojnë tifozëve mundësinë edhe për të luajtur në fushën e tyre ndeshje revyale.

Midis 6 qershorit dhe 11 qershorit, tifozët mund të paguajnë 300 euro secili për të luajtur në Camp Nou për një orë. Miqtë dhe familjarët gjithashtu mund të shikojnë për një tarifë prej 30 eurosh.

Përvoja garanton të paktën 40 minuta lojë, përdorimin e dhomave të zhveshjes dhe dusheve, si dhe daljen nga tuneli.

“A keni ëndërruar ndonjëherë të luani në Camp Nou? Këtë verë plotësoni ëndrrën tuaj dhe regjistrohuni për të qenë pjesë e ndeshjeve të organizuara nga Barcelona në fushën e stadiumit”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori