Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Prishtinës gjatë së enjtes ka arrestuar shtatë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, në një operacion të befasishëm policia e stacionit policor të Obiliqit ka arrestuar një person të kërkuar i cili ishte në arrati.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale “Sulm Seksual”.
“I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin për media të policisë.
Pjesë e këtij operacioni bëhet e ditur se ka qenë edhe arrestimi i një të dyshuarit tjetër për të cilin ekzistonte urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për vuajtjen e dënimit prej 20 ditësh.
“Të njëjtin pas arrestimit policia ka paraqitur para gjykatës kompetente për tu proceduar më tej”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkohë që arrestime të natyrës së tillë me urdhëresë gjykate, policia thotë se sot janë kryer edhe nga tri stacionet policore të kryeqendrës me ç’rast në tri raste të ndara tre persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë paraqitur para gjykatës kompetente për t’u proceduar më tej në përmbushje të dënimit.
“Së këndejmi një hetim tjetër i zhvilluar nga ana e hetuesve të stacionit policor në Obiliq, sot ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të cilët pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”.
“Të gjitha nivelet e policisë në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles