LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un bëhet i gjallë – uron Mbretëreshën britanike në shënimin e 70 vjetorit në fron

Kim Jong-un bëhet i gjallë – uron Mbretëreshën britanike në shënimin e 70 vjetorit në fron

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka dërguar letër Mbretëreshës britanike, Elizabeta e Dytë, për ta uruar në shënimin e 70 vjetorit në fron.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi veri-korean është më i fundit, dhe ndoshta prej udhëheqësve më të papritur në botë që do të shënonte Jubileun e Platinit.


Përmbajtja e saktë e letrës së tij ende nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut thjesht konfirmoi në faqen e saj të internetit se Jong-un dërgoi një letër “që uron Mbretëreshën dhe popullin britanik”.

Kjo vjen derisa tensionet midis Koresë së Veriut dhe Perëndimit vazhdojnë të rriten pasi numri i testeve bërthamore të vendit është rritur.

Vetëm javën e kaluar, regjimi i Jong-un lëshoi tre raketa drejt detit.

Testet u zhvilluan vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden u largua nga Azia, ku ai premtoi të forconte masat për të penguar shtetin e armatosur bërthamor.

Ndryshe, Mbretëresha Elizabeta e Dytë është monarkja e parë britanike që ka arritur 70 vjet në fron – që njihet ndryshe si Jubile Platini. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori