LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk jam në dijeni për ndonjë plan rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Kurti: Nuk jam në dijeni për ndonjë plan rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se si kryeministër i vendit nuk është në dijeni për ndonjë plan rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se Kosova e ka Asociacionin e komunave.

“Kosova e ka Asociacionin e komunave. Mua si kryeministër mjaft po me del Asociacioni i komunave të Kosovës. Unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Kosovës për ndonjë plan të Asociacionit të komunave me shumicë serbe…Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk kam çfarë të shtojë”, tha ai, raporton Telegrafi.


Kurti më tej tha se kushtetutshmëria e Kosovës nuk lejon Asociacion mbi baza etnike, por vetëm mbi baza etnike.

Sipas tij, po të pyeten qytetarët e Kosovës, askush nuk e ka prioritet Asociacionin, madje as serbët, pasi siç tha ai të gjithë duan zhvillim ekonomik, punë, zhvillim të shëndetësisë, luftim të korrupsionit, etj.

Ai foli edhe për ndonjë takim të mundshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel dhe lidhur me këtë tha se nuk ka marrë ndonjë ftesë për takim.

“Kur ta kem një ftesë të tillë do ta trajtojë me përkushtimin më të madh dhe me qasje pozitive, por nuk ka ende ftesë”, tha Kurti.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit duke folur për çështjen e targave tha se çfarëdo zgjedhje duhet ta ketë parimin e reciprocitetit.

“Nuk ngec kjo çështje tek pala kosovare”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori