LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Po humbim deri në 100 ushtarë çdo ditë

Zelensky: Po humbim deri në 100 ushtarë çdo ditë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina është duke i humbur nga 100 ushtarë çdo ditë – derisa po vazhdojnë përpjekjet për të luftuar forcat ruse.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan Newsmax, lideri ukrainas theksoi se situata “më e vështirë” është në lindje të vendit – përkatësisht në Severodonetsk dhe Lysychansk, transmeton Telegrafi.

“Situata në lindje është shumë e vështirë. Po humbim nga 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë – dhe janë rreth 500 të plagosur në luftime. Megjithatë po ruajmë perimetrin tonë të mbrojtjes”, shtoi Zelensky.


Madje presidenti ukrainas ka këmbëngulur se raketat amerikane të dërguara në Ukrainë, nuk do të përdoren për të sulmuar brenda territorit të Rusisë.

“E di se disa njerëz në Shtetet e Bashkuara apo ata në Shtëpinë e Bardhë – po thonë se mund t’i përdorim ato për ta sulmuar Rusinë. Nuk planifikojmë të sulmojmë Rusinë. Nuk jemi të interesuar në Federatën e Rusisë, thjesht po luftojmë për territorin tonë”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Azia
Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi - shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

Evropa
Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Ukrainasit ia arrijnë qëllimit, rrëzojnë dronin rus Orlan-10 që fluturonte në një lartësi prej 3,620 metrash

Evropa
Kalo në kategori