LAJMI I FUNDIT:

Vdes në QKUK personi që javë më parë u plagos nga policia

Vdes në QKUK personi që javë më parë u plagos nga policia
Foto: Ilustrim

Këtë të martë ka vdekur 66-vjeçari me inicialet B.B., i cili javë më parë ishte plagosur nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, gjatë një bastisje që po zhvillohej në pronën e tij në Prishtinë.

Ai ka vdekur rreth orës 14:30, në ditën e 24 në mjekimin intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Lavdim Morina, mjek kujdestar në Intensive.

Personi i cili u plagos nga polici në Prishtinë, vazhdon trajtimin në QKUK – policia tregon çka gjeti gjatë bastisjes në shtëpinë e tij
Lexo po ashtu Personi i cili u plagos nga polici në Prishtinë, vazhdon trajtimin në QKUK – policia tregon çka gjeti gjatë bastisjes në shtëpinë e tij

“Po, mund të konfirmoj se sot rreth orës 14:30 ka vdekur pacienti i cili ishte në ditën e 24 në mjekim intensive”, deklaroi Morina.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë një bastisje të zhvilluar më 8 maj 2022 në Prishtinë, ka hasur në rezistencë nga tashmë i ndjeri, i cili më pas kishte pësuar lëndime si rezultat i plagosjes nga ana e një zyrtari policor.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetëmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit”, thuhej në raportin e policisë.

Si dëshmi materiale policia pati sekuestruar: pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori