A mund të preken kafshët shtëpiake nga lija e majmunëve?
Rastet e lisë së majmunëve janë në rritje në botë.
Viroologu Dr Amr Bayoumy, foli ekskluzivisht për Mirror duke diskutuar se si transmetohet sëmundja dhe nëse duhet të shqetësohemi për përhapjen e saj tek qentë dhe macet tona.
Dr Bayoumy i Universitetit të Coventry filloi duke siguruar se lija e majmunëve nuk është një tjetër coronavirus.
“Përhapja e lisë së majmunit nga individët e infektuar te një person tjetër është nëpërmjet kontaktit të zgjatur. Kjo ndodh nëpërmjet mukozave, lezioneve, prerjeve të hapura ose plagëve ose materialeve të caktuara si shtrati, peshqirët ose rrobat”, tha ai.
Duke diskutuar historinë e sëmundjes, Dr Bayoumy zbuloi se virusi nuk filloi kurrë me majmunët, por më tepër te brejtësit. Ai shpjegoi se më vonë u quajt lija e majmunëve kur u izolua në një laborator te majmunët, dhe kështu erdhi emri.
A mund të preken qentë dhe macet nga lija e majmunëve?
Me pak fjalë, pronarët e kafshëve shtëpiake nuk kanë shumë për t’u shqetësuar, pasi nuk ka gjasa që ju mund të kaloni infeksionin e lisë së majmunëve te macet dhe qentë tuaj.
“Që kur [lija e majmunëve u regjistrua për herë të parë], ka pasur shpërthime periodike të sëmundjes në Afrikë dhe në SHBA në vitin 2003. Në rastin e shpërthimit amerikan, qentë dhe ketrat e infektuar ishin shkaku me ekspertët ende të pasigurt se si ketrat ishin infektuar fillimisht”, tha eksperti.
Por infeksioni midis qenve dhe maceve të përkëdhelur nuk ka gjasa. “Ne kemi nevojë për më shumë monitorim, por për momentin nuk ka pasur raste të raportuara të infektimit të qenve apo maceve”, shtoi ai.
Sidoqoftë, brejtësit e mëdhenj mund të jenë të ndjeshëm ndaj lisë së majmunit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur
Si ngrihet motori në rrotën e prapme
Temperamenti i një gruaje zbulohet sipas grupit të gjakut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'