LAJMI I FUNDIT:

Si ngrihet motori në rrotën e prapme

Si ngrihet motori në rrotën e prapme

Ky është moto-truk jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm, i cili mund t’ju rrezikojë juve dhe jetët e të tjerëve, andaj bëjeni vetëm në rrugët e mbyllura dhe në ato ku nuk ka njerëz…

Shumica e motoristëve të rinj përpiqen ta ngrenë motorin në rrotën e prapme dhe për këtë arsye shkaktohen situata në të cilat lëndohen dhe humbin jetën. Prandaj kemi vendosur t’ju tregojnë se si motori ngrihet në mënyrë të drejtë, transmeton Telegrafi.


Këtë nuk jua tregojmë për t’ju motivuar që këtë gjë vazhdimisht ta bëni, por konsiderojmë që më mirë është t’ju tregojë dikush mënyrën e drejtë, se sa vetë të provoni ta bëni këtë dhe kështu të lëndoheni.

Ngritja e motorit nuk bën të bëhet me ndihmën e forcës njerëzore. Nëse keni parë se si disa njerëz përpiqen me duar ta ngrenë motorin, mos e bëni këtë, sepse është shumë e rrezikshme dhe joefektive.

Është e nevojshme të shfrytëzoni forcën e motorit. Nëse motori është mjaftueshëm i fuqishëm,ai do të ngrihet vetë në rrotën e prapme.

E pra, qe se si bëhet kjo gjë.

Aktivizoni marshin e dytë të motorit. Mbani kuplungun dhe jepni lehtë gaz, pastaj lirojeni vrullshëm kuplungun. Lirimi i vrullshëm i kuplungut do të çojë deri aty që rrota e parë e motorit të ndahet nga toka.

Sa më i fortë të jetë gazi, motori do të ngrihet gjithnjë e më shumë nga toka. Natyrisht, mund të krijohet rreziku nga rrotullimi.

Nëse e teproni me gazin, motori mund të rrotullohet mbrapa. Prandaj këmba juaj e djathtë patjetër duhet të jetë gjithmonë në frena, sepse freni juaj i këmbës e kthen në pozitë normale, mirëpo vetëm kur e ndalni gazin.

Pra, gazin përdoreni për ngritje, ndërsa frenat për lëshim të motorit në tokë. Kur të gjeni balancën, do të arrini të vozitni motorin në rrotën e prapme.

Shikoni videon në të cilën motoristët me përvojë tregojnë se si bëhet kjo gjë në mënyrë të sigurt: këshillojmë të gjithë motoristët që këtë ta bëjnë sa më pak, sepse është shumë e rrezikshme dhe çon në lëndime serioze dhe në vdekje!

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori