LAJMI I FUNDIT:

BE-ja dështon të pajtohet për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse

BE-ja dështon të pajtohet për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse

Bashkimi Evropian ka dështuar për t’u pajtuar për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse, por diplomatët do të vazhdojnë të përpiqen që të bëjnë përparim përpara takimit të fillim javës.

Sipas një diplomati të lartë të BE-së, “ende ka shumë detaje për të zgjidhur” për të shpresuar për një marrëveshje përpara se drejtuesit evropian të mblidhen në Bruksel, përcjell Telegrafi.

Kjo embargo ishte propozuar si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.


Paketa përfshin shkëputjen e bankës më të madhe ruse Sberbank nga sistemi financiar SWIFT, ndalimin e transmetuesve rusë dhe shtimin e më shumë njerëzve në listën e individëve dhe aseteve që janë ngrirë në BE.

E gjithë paketa është kundërshtuar nga Hungaria, e cila thotë se një embargo e naftës do të ishte një goditje për ekonominë e saj, sepse ajo nuk mund të marrë lehtësisht naftë nga diku tjetër. Sllovakia dhe Republika Çeke kanë shprehur shqetësime të ngjashme.

Bisedimet mbi embargon e naftës kanë vazhduar për një muaj pa përparim dhe liderët kishin qenë të prirë të arrinin një marrëveshje para samitit dhe për të shmangur se janë të ndarë në përgjigjen e tyre ndaj Moskës.

Për të thyer bllokimin, Komisioni Evropian propozoi që ndalimi të zbatohej vetëm për naftën ruse të sjellë në BE me cisterna, duke lënë Hungarinë, Sllovakinë dhe Çekinë të vazhdojnë të marrin naftën e tyre ruse përmes tubacionit rus Druzhba për disa kohë derisa të mund të sigurohen furnizime alternative.

Budapesti e mbështet këtë propozim, por bisedimet penguan financimin e BE-së se Hungaria dëshiron të rrisë kapacitetin e tubacioneve të naftës nga Kroacia dhe të kalojë rafineritë e saj nga përdorimi i naftës së papërpunuar ruse Urals. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori