Përgatiti: Pal Shtufi (Burimi: Archäologie & Geschichte)
Disa vjet më parë, në Egjipt, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër në një fshat të vogël, arkeologët gjetën një papirus të shekullit II, i ruajtur shumë mirë, i lexueshëm në mënyrë të qartë dhe i shkruar në greqishten e vjetër.
Pra, është letër nga një djalë egjiptian, Apion, drejtuar babait të tij, Epimakut, nga baza detare në Miseno. Një letër 1800 vjet e vjetër, por me një përmbajtje të shkëlqyer, me plot dashuri, mirënjohje e përkushtim.
Efikasiteti i madh i postës ushtarake romake kishte bërë që dërgesat të dorëzoheshin rregullisht. Apioni dhe dy nga miqtë e tij ishin bashkuar me legjionet ushtarake dhe hipën në Aleksandri në një anije qeveritare dhe kishin zbarkuar në Miseno.
Ky është teksti i letrës:
“APION PËR TË ATIN DHE ZOTIN EPIMAKU:
Shumë gjëra të bukura!
Fillimisht shpresoj që të jesh mirë ti, motra ime, vajza e saj dhe vëllai im. Falenderoj zotin Serapis (zot egjiptian e helen) që më shpëtoi kur isha në rrezik në det.
Kur mbërrita në Misenum, mora tre monedha ari nga Perandori si para për udhëtimin dhe ndihem shumë mirë.
Të lutem, ati im, më shkruaj ca rreshta për mirëqenien tënde, të motrës dhe të vëllait tim, që të nderoj dorën tënde me devotshmëri, sepse më ke edukuar mirë dhe prandaj mund të shpresoj për një promovim të shpejtë.
Nëpërmjet Euktemon-it po ju dërgoj një portret të vogël të vetes time.
Emri im romak është Antonio Massimo.
Sa shumë gjëra të mira!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak