LAJMI I FUNDIT:

TRËNDAFILAT E KALTËR

TRËNDAFILAT E KALTËR

Poezi nga: Rudyard Kipling
Përktheu: Besnik Hamiti

Trëndafila të kuq e trëndafila të bardhë
Për të kënaqur të dashurën kisha mbledhë
Asnjë nga buqetat e mia s’i pranoi –
Trëndafilat e saj të kaltër m’i kërkoi.


Gjysmës së botës u sorollata
Në kërkim të luleve të kaltërta
Gjysma e botës për kërkimin tim
Përgjigjeshin me shaka e ngacmim.

Në dimër u ktheva në shtëpi i mekur,
Por budallaçka ime kishte vdekur
Duke kërkuar me frymën e fundit
Trëndafilat nga krahët e Vdekjes.

Përtej varrit, mund të jetë
Do të gjejë çfarë do të ketë.
Kërkimi im shkoi krejt huq –
S’ka si trëndafilat e bardhë e të kuq!