LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që Kremlini me çdo kusht tenton t’i ndalë që të mos shpërndahen, politikanët rusë i kërkojnë Putinit ta ndalë luftën në Ukrainë   

Pamjet që Kremlini me çdo kusht tenton t’i ndalë që të mos shpërndahen, politikanët rusë i kërkojnë Putinit ta ndalë luftën në Ukrainë   

Vladimir Putinit kanë filluar t’ia kthejnë shpinën edhe njerëzit që i konsideronte të afërt. Siç është dokumentuar edhe më herët, ekziston mospajtim i hapur në Rusi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ku politikanët nga parti të ndryshme po shprehin mllefin në çfarëdo forme.

Pamjet e publikuara nga Asambleja Legjislative Primorsky, tregon një shembull të tillë, por që njerëzit e Vladimimr Putinit janë munduar të bëjnë gjithçka që ta fshehin këtë video, transmeton Telegrafi.


Në video Leonid Vasyukevich, anëtarë i Partisë Komunistë flet në emër edhe të katër kolegëve – ku i kërkon presidentit Putin t’i jep fund luftës në Ukrainë, dhe të fillojë menjëherë me tërheqjen e trupave nga territori i Ukrainës.

Çfarë është sistemi i shumëfishtë raketor amerikan dhe pse ukrainasit e kërkojnë me ngulm?
Lexo po ashtu Çfarë është sistemi i shumëfishtë raketor amerikan dhe pse ukrainasit e kërkojnë me ngulm?

“Jemi të vetëdijshëm që nëse nuk e ndalim operacionin ushtarak – do të ketë më shumë fëmijë bonjakë në vendin tonë”, dëgjohet politikani rus duke thënë me ton të lartë.

“Gjatë operacionit ushtarak shumë të rinj që do të ishin shumë të dobishëm për vendin tonë, po vdesin apo po gjymtohen”, shtoi Vasyukevich.

E duke parë se situata po tensionohej, kryetari i Asamblesë urdhëron politikanin rus të ndalet përndryshe rrezikohej të dëbohej nga salla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori