LAJMI I FUNDIT:

Fillon greva e përgjithshme në Serbi – Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve

Fillon greva e përgjithshme në Serbi – Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve

Ka filluar greva e përgjithshme apo “mosbindja e përgjithshme qytetare”, në të cilën qytetarët e Serbisë janë thirrur nga studentët, ku do të shfaqen pakënaqësitë ndaj udhëheqësit aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk shkojmë në punë, nuk shkojmë në ligjërata, nuk i kryejmë detyrat e përditshme. E marrim lirinë në duart tona. Pjesëmarrja juaj bën dallimin”, kishin shkruar studentët nëpër rrjetet sociale teksa ftonin të gjithë qytetarët t’iu bashkohen në bllokadë totale.

Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad
Lexo po ashtu Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad

Shumë kompani, shoqata dhe parti politike kanë bërë të ditur se e mbështesin këtë aksion.


Edhe shumë media të pavarura duke përfshirë nova.rs, danas.rs dhe N1 i është bashkuar grevës së përgjithshme.

Është njoftuar se në orën 11:52, në disa vende të Serbisë, do të vazhdojë përkujtimi i viktimave të aksidentit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, pas së cilës do të mbahet greva e përgjithshme.

Për sot në orën 14:00 është planifikuar protesta me sloganin “Të sqarojmë, kush është turma e kush është huligani” e organizuar nga Komiteti Protestues i Avokatëve përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë.

Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet
Lexo po ashtu Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Studentët e shumë fakulteteve të Universitetit të Beogradit, Novi Sadit, Kragujevacit dhe Nishit kërkojnë përmbushjen e disa kërkesave.

Publikimin e plotë të dokumentacionit mbi rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve dhe të rinjve të arrestuar dhe të ndaluar gjatë protestave lidhur me shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad
Lexo po ashtu Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Paraqitjen e padive penale kundër sulmuesve të studentëve dhe profesorëve dhe ndjekjen e tyre ligjore.

Rritjen e buxhetit të Serbisë për shpenzimet materiale të institucioneve shtetërore të arsimit të lartë me 20 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Kalo në kategori