LAJMI I FUNDIT:

Amber Heard: Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim, duan ta fusin në mikrovalë

Amber Heard: Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim, duan ta fusin në mikrovalë
Foto: Getty Images

Amber Heard ka folur sërish në gjyq duke thënë se përveç kërcënimeve me vdekje që i bëhen asaj, në këtë është e përfshirë edhe fëmija i saj.

“Unë jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë”, tha ajo, me buzën e poshtme që i dridhej. “Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke kaluar pjesët më të këqija të jetës sime, gjërat që kam jetuar më kanë poshtëruar”.

“Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim në mikrovalë dhe ma thonë këtë çdo ditë”, vazhdoi biondja.


Heard ka një vajzë njëvjeçare të quajtur Oonagh Paige Heard. Ajo është shprehur se është edhe nëna edhe babai i fëmijës së saj.

Camille Vasquez, avokatja e Johnny Depp, e vuri në siklet Heardin gjatë marrjes në pyetje, duke e përballur atë me dëshmitarë që kundërshtuan dëshminë e saj.

"Njerëzit duan të më vrasin, ma thonë këtë çdo ditë” - Amber Heard po përballet me kërcënime të ndryshme për dëshmitë kundrejt Johnny Depp
Lexo po ashtu "Njerëzit duan të më vrasin, ma thonë këtë çdo ditë” - Amber Heard po përballet me kërcënime të ndryshme për dëshmitë kundrejt Johnny Depp

“Gënjeshtrat tuaja i janë ekspozuar botës shumë herë”, tha Vasquez. “Unë nuk kam gënjyer për asgjë”, u përgjigj aktorja.

Ajo pyeti për një incident në Hicksville Trailer Palace në vitin 2013, në të cilin aktorja pretendon se Depp kërcënoi të thyente kyçin e një gruaje që ishte bërë tepër miqësore me të.

Vasquez vuri në dukje se vetë dëshmitarja e Heard, Rocky Pennington, e cila ishte i pranishëm në atë kohë, nuk e pa që Depp të kërcënonte gruan.

Gjyqi i Johnnyt ndaj Heard ka qenë ndër më të përfolurit këtë muaj për shkak të dëshmive tronditëse të bëra nga palët.

Aktori e ka paditur ish-gruan për shpifje për shkak të një opinioni të bërë në Washington Post në 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori