LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit duan të më vrasin, ma thonë këtë çdo ditë” – Amber Heard po përballet me kërcënime të ndryshme për dëshmitë kundrejt Johnny Depp

“Njerëzit duan të më vrasin, ma thonë këtë çdo ditë” – Amber Heard po përballet me kërcënime të ndryshme për dëshmitë kundrejt Johnny Depp
Foto: Screenshot/YouTube

Amber Heard është kthyer në tribunë të enjten për të dëshmuar për herë të dytë gjatë gjyqit për shpifje kundër Johnny Depp, duke pohuar para jurisë se ajo përballet me ngacmime dhe kërcënime me vdekje në internet çdo ditë për pretendimet e saj se ish-burri ka abuzuar më parë dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër.

Biondja u kthye në tribunë në gjyqin e ish-çiftit për shpifje, me kërkesë të avokatëve të saj, përpara fjalës përfundimtare të së premtes.


Aktorja e “Aquaman” përshkroi se si jeta e saj u ndikua nga deklaratat e supozuara shpifëse të bëra nga avokati i Depp, duke i quajtur akuzat e tij për abuzim si një “mashtrim”.

“Jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë. Edhe të hysh në këtë dhomë, të ulem këtu përballë botës, të më poshtëronin pjesët më të këqija të asaj që kam kaluar. Qëndro këtu sot, nuk mund të kem karrierë”, tha Heard.

Një grua shfaqet në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard me një fëmijë, pretendon se është i aktorit
Lexo po ashtu Një grua shfaqet në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard me një fëmijë, pretendon se është i aktorit

“Njerëzit duan të më vrasin dhe mua më thonë këtë çdo ditë. Njerëzit duan ta vendosin fëmijën tim në mikrovalë dhe më thonë”.

Çfarë ndezi padinë mes Johnny Depp dhe Amber Heard?

Depp e paditi Heardin për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se një shkrim në Washington Post i 2018-ës, në të cilin e përkufizonte veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje” e bëri atë të humbiste punën.

Në artikull nuk përmendet aktori, por ishte e qartë se Heard po i referohej atij.

Heard më pas ka paditur yllin me 100 milionë dollarë për shpifje.

Dyshja u takuan në vitin 2011 gjatë xhirimeve të “The Rum Diary” dhe çifti u martua në shkurt 2015. Divorci ndodhi gati dy vjet më vonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Hailey Bieber tregon me kranari barkun në rritje, gjatë një daljeje me Justin, pas lajmeve të shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori