LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Kupës: Rastet, golat dhe festa e Llapit pas triumfit

Finalja e Kupës: Rastet, golat dhe festa e Llapit pas triumfit

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22 dhe ky është triumfi i dytë radhazi i llapjanëve në këtë garë, pasi për herë të parë në histori të klubit këtë trofe e kishin fituar vitin e kaluar.

Llapi, të enjten në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në një atmosferë madhështore nga tifozët e të dyja klubeve, ka arritur të fitojë me rezultat 2-1.

Francisco Rivera dhe Arbnor Ramadani i shënuan golat për Llapin, ndërsa Hamdi Namani e shënoi golin për Dritën.


Në fund, festa ishte e llapjanëve, derisa Drita mbetet edhe pa e fituar këtë trofe që nga viti 2001.

Trofeun e dërgoi në vend kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, teksa atë për kapitenin e Llapit, Bujar Idrizi e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Medaljet për skuadrën e Dritës i ndau kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ato për skuadrën e Llapit, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Kalo në kategori