LAJMI I FUNDIT:

Limaj tregon për herë të parë bisedën sekrete me Rugovën pas përfundimit të luftës

Limaj tregon për herë të parë bisedën sekrete me Rugovën pas përfundimit të luftës

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka rrëfyer për herë të parë një bisedë që ai thotë e ka pasur me Ibrahim Rugovën gjatë përpjekjes për të krijuar qeverinë e parë në Kosovën e pasluftës.

Limaj në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se tashmë ish-presidenti Rugova nuk është gjallë për ta konfirmuar këtë bisedë, njerëzit pranë tij që kanë qenë janë dëshmitarë.

“Pas vitit 1999 kam pasur një komunikim mjaft të afërt me Rugovën. Në disa vende na ka qëlluar të jemi bashkë. Më gjatë kam qëndruar me Rugovën gjatë përpjekjeve për formimin e Qeverisë së drejtuar nga Bajram Rexhepit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Njëri prej komandantëve më të lartë të UÇK-së ka rrëfyer edhe një bisedë të sikletshme me Rugovën për mos fillimin e luftës në vitet 1992/93.

“Nuk jam i sigurt nëse kemi qenë në Prishtinë apo SHBA bashkë me Rugovën në këto biseda. E pyeta direkt Rugovën. Çfarë ndodhi që pas zgjedhjeve të vitit 1992 nuk u bë asnjë përpjekje për t’u përgatitur edhe për luftë të armatosur me para e armatime. Më tha: “Nuk është e vërtetë. Në vitin 1991 e formuam Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit. Gjithmonë e kemi llogaritur se duhet të përgatitemi në të dyja rrugët. Nuk kemi qenë aq naiv sa të llogarisim se mund të ecim para vetëm me rrugën e paqes””, rrëfen Limaj bisedën me Rugovën, i cili ka insistuar të dijë se çfarë ndodhi më pas.

“Më tha: ”Na kanë burgosur njerëzit me listë brenda natës. Çdo gjë që është biseduar në zyre është transmetuar në zyrat e UDB-së (shërbimi sekret jugosllav). Pas këtyre ngjarjeve ne e ndërpremë këtë iniciativë”. Unë si i ri në atë kohë e kam parë se po burgoseshin njerëz”.

Limaj thotë se Rugova i kishte thënë se nuk kishte pasur shërbime informative për të mundur të zbulojë se kush ishte personi që po spiunonte të shërbimet jugosllave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori