Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri, Yll Blakaj gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se Kosova duhet të jetë më e gatshme në pranimin e ofertave që vijnë nga jashtë.
Sipas Blakajt, mbajtja e Forumit të Bizneseve të Diasporës ka në fokus rritjen e bashkëpunimit dhe sjelljen e ofertave të reja.
“Forumi i ditës së premte dhe të shtunë e ka në fokus rritjen e bashkëpunimit. Kemi mbi 30 kompani që nuk janë partnerë tonë, pra jo shqiptare, siç janë gjerman, austriak, zviceran, francez, anglez dhe suedez nga profile të ndryshme”, tha Blakaj.
Ai shton se disa biznese kanë ardhur me projekte konkrete.
“Kemi paraparë një agjendë shumë të ngjeshur. Janë pesë storje të bizneseve që kanë nxjerr mbi 300 milionë euro janë ardhur me projekte konkrete për t’iu treguar prodhuesve këtu se duhet të punohet kjo apo ajo edhe se tregu i Evropës përmes neve është këtu”, shton ai.
Blakaj thotë se shpirti sipërmarrës i shqiptarëve ka bërë që në Gjermani dhe Zvicër të ketë dhjetëra-mijëra biznismen.
“Ka pengesa, por se shpirti sipërmarrës i shqiptarëve ka bërë që në Gjermani dhe Zvicër të ketë dhjetëra-mijëra biznismen. Në Austri ka mbi 3 mijë biznese. Në Kosovë, sigurisht që politikat e mira, si biznese duhet t’i shfrytëzojmë, por se çfarë kërkojmë është që institucionet përkatëse të janë më të shpejta me thithjen e këtyre ofertave”, thotë Blakaj.
Tutje tregoi se është kërkuar hapja e Shtëpisë së Bizneseve të Diasporës në Prishtinë, por se nuk kanë marrë ende përgjigje.
“Si Rrjet i Biznesit kemi kërkuar nga viti i kaluar, por se ende nuk kemi pranuar përgjigje, që ta formojmë Shtëpinë e Bizneseve të Diasporës këtu në Prishtinë edhe pastaj në Tiranë. Të gjitha këto forume organizohen vullnetarisht. Kjo shtëpi këtu, do të na bënte kontaktet dhe kërkesat ditore që kanë bizneset t’i kanalizojnë te institucionet apo te prodhuesit”, tregon ai.
Në fund, Blakaj në këtë intervistë ka thënë se çdo gjë që prodhohet në Kosovë i ka dyert e hapura në tregun evropian.
“Çdo gjë që prodhohet në Kosovë i ka dyert e hapura në tregun evropian, ku vetëm shqiptarët janë 2 milionë. Pra, sa do që të prodhohet në Kosovë, pas asnjë problem mund të plasohet në Evropë”, përfundon Blakaj.
Gjatë këtij Forumi do të paraqiten bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime mes afaristëve.
Gjithashtu, vizitat në terren do të organizohen për diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të vendit tonë.
Kjo ngjarje është bashkorganizim i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, projekti Kosovo Complete i USAID-it dhe organizatës Germin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë