LAJMI I FUNDIT:

Çanak: Rusia e Vladmir Putinit e njëjta me qeverisjen e Hitlerit

Çanak: Rusia e Vladmir Putinit e njëjta me qeverisjen e Hitlerit

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak ka thënë se aktualisht Rusia e drejtuar nga Vladimir Putini është e njëjta sikurse qeverisja e Hitlerit një shekull më parë.

Çanak thekson se Rusia qëndron prapa kërcënimeve me bomba në Serbi dhe rajon.

“Rusia e Vladimir Putinit është ajo që ishte Gjermania e Hilterit e 100 vjet më parë, është armiku i qytetërimit”, ka theksuar Çanak për mediet serbe.


Raportimet për bomba, fillimisht në Serbi dhe më pas në rajon, sipas tij erdhën direkt nga Rusia, sepse ky vend po krijon frikë përmes sulmeve kibernetike.

“Si mendoni se nuk ka lidhje kur i gjithë rajoni, ish-Jugosllavia, përveç Sllovenisë, sepse është një histori tjetër. Është një sistem gjykatash të bashkuara dhe diçka nuk mund të ndodhë në një vend pa dhënë rezultate pozitive apo negative, për fat të keq zakonisht negativ, edhe në pjesë të tjera të rajonit. Është plotësisht e qartë se në këtë moment Rusia e Vladimir Putinit duhet të hapë pika të reja të nxehta dhe të krijojë probleme të reja”, theksoi ai.

Ai thotë se Rusia së bashku me Putinin po bëjnë gjithçka për të “gjakosur” popujt në Ballkan.

“Rusia po bën gjithçka me qëllimin për të ‘gjakosur’ popujt në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga aktivitetet e tyre të liga, duke shtuar se Putini nuk është i interesuar për Ballkanin”, ka përfunduar Çanak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori