Pak minuta përpara sulmit të tij vdekjeprurës në Uvalde, Teksas, sulmuesi, Salvador Ramos, dyshohet se i dërgoi një sërë mesazhesh tronditëse një vajze që takoi në internet.
Këto mesazhe kanë dalë pas “shqyrtimit” nga CNN dhe një interviste me vajzën adoleshente, e cila tha se kishte qenë në kontakt me personin e armatosur për javë të tëra, përcjell Telegrafi.
Në një nga mesazhet që thuhet se ka marrë vajza në kohën e të shtënave – nga të cilat mbetën të vdekur edhe 19 nxënës, ai i kishte shkruar: “Sapo qëllova gjyshen time në kokë”.
Vajza 15-vjeçare, e cila jeton në Frankfurt, Gjermani, tha se ajo filloi të bisedonte me Ramos në një aplikacion të mediave sociale më 9 maj.
Siç bëhet e ditur, Ramos i dërgoi vajzës video-selfie dhe diskutoi me të për një plan për të shkuar ta vizitonte në Evropë.
Ndërsa në një tjetër mesazh, ai i dërgoi asaj një pamje nga ekrani i një itinerari fluturimi të Google nga San Antonio aty pranë. “Do të vij së shpejti”, kishte shkruar ai.
Ndërkohë ajo ka bërë të ditur se Ramos i kishte thënë të hënën se kishte marrë një pako me municion.
Ajo kujton se ai i tha asaj se plumbat do të “shpërthenin më tej” kur të godasin dikë.
Në një moment, vajza e pyeti se çfarë kishte ndërmend të bënte dhe ai i ishte përgjigjur se ishte një surprizë dhe “thjesht të priste”.
Dhe të martën, në orën 11:01 të mëngjesit, Ramos i telefonoi dhe i tha se e donte, rrëfen ajo.
Më pas, rreth 20 minuta më vonë, në orën 11:21 të mëngjesit, ai i dërgoi mesazh asaj se kishte qëlluar gjyshen e tij, përcjell Telegrafi.
Vajza, nëna e së cilës i dha leje që të intervistohej, tha se fliste çdo ditë në FaceTime me Ramos.
Ajo tregoi se gjithashtu komunikoi me të përmes një aplikacioni të transmetimit të drejtpërdrejtë social të quajtur Yubo dhe luajti lojëra me të në një aplikacion lojërash të quajtur Plato.
Në bisedat e tyre, ajo tha se ai e kishte pyetur për jetën e saj në Gjermani.
“Ai dukej i lumtur dhe rehat duke folur me mua”, tregon vajza duke shtuar se ai i kishte thënë se kalonte shumë kohë vetëm në shtëpi.
Megjithatë, kishte mesazhe të tjera që e alarmuan atë.
Në një rast, tha ajo, ai i tha asaj se ai “hodhi macet e ngordhura në shtëpitë e njerëzve”.
Në fund, ajo ka thënë se e kishte përshtypjen se ai “i mbante gjërat për vete”.
“Sa herë që flisja me të”, ka shtuar ajo, “ai kurrë nuk kishte plane me miqtë e tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'