LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Ukraina janë dy situata të ndryshme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, duke bërë thirrje që ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 të mos lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, ato janë vende fqinje. Serbët jetojnë në Kosovë dhe ka shumë gjëra në Kosovë që janë të rëndësishme për Serbinë. Fqinjët duhet ta zgjidhin këtë. Mënyra e duhur është dialogu dhe negociatat me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel”, tha Hill për “N1”, transmeton Telegrafi.


Ambasadori deklaroi se beson se të gjithë elementët duhet të jenë në tryezën e bisedimeve.

“Nëse flasim për integrimet euroatlantike, ato janë gjithashtu një element në atë tryezë të bisedimeve. Kur negocion, njëra palë dëshiron një gjë, pala tjetër dëshiron diçka tjetër, por atëherë duhet të flasësh për këtë”, ka përfunduar ai.

Hill tutje ka shtuar se ky është momenti që Serbia ka vetëm një rrugë, ajo është Perëndimi dhe Bashkimi Evropian (BE).

Siç tha ai, Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të ketë “një ushtri të vetë-mjaftueshme dhe të blejë armë nga vende të ndryshme, apo t’i bashkohet mbrojtjes kolektive”.

“Serbët duhet ta vendosin këtë, dhe mendoj se kanë vendosur që e ardhmja e tyre të jetë në Perëndim dhe jo në ndonjë Lindje të padefinuar. Të gjitha këto e them në bazë të asaj që dëgjoj çdo ditë nga njerëzit, por edhe në bazë të deklaratave nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, tha Hill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori