LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Jorginhos thotë se asnjë skuadër italiane nuk e ka kontaktuar për mesfushorin

Agjenti i Jorginhos thotë se asnjë skuadër italiane nuk e ka kontaktuar për mesfushorin

Mesfushori brazilian, Jorginho duket se nuk do të lëvizë nga Chelsea së paku edhe një sezon.

Edhe pse flitej për një rikthim të mundshëm të tij në Itali, kjo gjë nuk do të ndodhë pasi nuk ka pasur interesim nga skuadrat italiane.


Së paku kështu ka thënë agjenti i Jorginhos, Joao Santos i cili fillimisht tha se prioritet mbetet rinovimi i kontratës me Chelsean, kontratë e cila skadon në verën e vitit 2023.

“Jorginho ka edhe një vit kontratë me Chelsea, prioritet është rinovimi. Megjithatë londinezët nuk operojnë dot në tregun e transferimeve për shkak të problemeve të klubit. Do takohemi me drejtuesit dhe do të flasim”.

“Ka gjashtë apo shtatë vite që po luan futboll në nivele të larta. Është pjesë e Ligës Premier , një kampionat më i rëndësishëm se Serie A. Pa harruar që është edhe kampion i Evropës me Italinë dhe një vit më parë fitoi edhe Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Santos.

Agjenti i mesfushori italo-brazilian ka thënë fillimisht se Juventusi nuk e ka telefonuar atë, por sipas tij prioritet mbetet rinovimi i kontratës me Chelsean.

Nuk falet as gabimi më i vogël më nga Tuchel - gjermani ishte i nervozuar jashtë mase me Jorginhon
Lexo po ashtu Nuk falet as gabimi më i vogël më nga Tuchel - gjermani ishte i nervozuar jashtë mase me Jorginhon

“Juventusi nuk më kanë telefonuar, sigurisht sepse e dinë që nuk mund të bëhet pa licencë për tregun e transferimeve. Një profil si i Jorginho do t’i shërbente shumë skuadrave, edhe ne Itali”.

“E përsëris, do të shohim situatën e Chelsea sepse prioritet është rinovimi. Gjithsesi nga Italia askush nuk më ka pyetur deri më sot”, u shpreh menaxheri i mesfushorit,Joao Santos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori