LAJMI I FUNDIT:

Redbird pajtohet të paguajë 1.3 miliardë euro për blerjen e Milanit

Redbird pajtohet të paguajë 1.3 miliardë euro për blerjen e Milanit

Raportet sot (e premte) sugjerojnë se kompania Redbird është afër marrëveshjes për një blerje prej 1.3 miliardë eurosh të Milanit, duke mposhtur favoritët e mëparshëm Investcorp.

Fondi i investimeve të Bahrejnit ka qenë i etur për të blerë kuqezinjtë për disa javë dhe kanë qenë në bisedime të ngushta me pronarët e Elliott Management.

Ata janë gati të paguajnë rreth 1.2 miliardë euro për klubin, por pengesa kryesore ka të bëjë me formulën e financimit të tyre; 400 milionë euro hua, përveç 800 milionë euro kapital, diçka që Elliott nuk dëshiron të ndikojë në klub.


Presidenti i Man Cityt i përfshirë në blerjen e Milanit?
Lexo po ashtu Presidenti i Man Cityt i përfshirë në blerjen e Milanit?

Sipas Il Sole 24 Ore, Redbird ka bërë një hap më afër blerjes së Milanit dhe ata janë afër arritjes së një marrëveshjeje mbi bazën e 1.3 miliardë eurove, e cila mund të rritet ngadalë në 1.8 miliardë euro gjatë viteve të ardhshme.

Elliott pritet të mbetet si investitor në klub, duke mbajtur ende disa aksione, dhe gjërat mund të përfundojnë së shpejti.

Redbird është një firmë investimi me bazë në SHBA, në pronësi të Gerry Cardinale, dhe ata kanë aksione prej 750 milionë dollarësh në Fenëay Sports Group, kompania që zotëron Liverpoolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Man Utd aktivizon ‘planin e urgjencës’ pas lëndimit të rëndë të Lisandro Martinez

Man Utd aktivizon ‘planin e urgjencës’ pas lëndimit të rëndë të Lisandro Martinez

Premier League
Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve

Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve

Premier League
Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Serie A
Manchester City paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Nico Gonzalez

Manchester City paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Nico Gonzalez

Premier League
Kalo në kategori